Makthi i Milanit, Champions-i shuhet sërish dhe nis protesta: “Të padenjë”. Ibra nxirret me “security” nga stadiumi

Një fund sezoni për t’u harruar te Milani. Mjaftonte një barazim në shtëpi ndaj Cagliarit për t’u rikthyer në Champions League, por kuqezinjtë do të duhet të kënaqen vetëm me pjesëmarrjen në “Europa League” sezonin e ardhshëm.

Një verdikt i dhimbshëm, që tifozët në “San Siro” nuk e lanë të kalonte në heshtje. Pas vërshëllimës përfundimtare, futbollistët e Milanit u mbuluan nga fishkëllima të shumta dhe ofendime nga tribunat e stadiumit.

“Të padenjë” dhe “shkoni të punoni” ishin disa nga koret dhe thirrjet e ashpra të tifozëve ndaj skuadrës kuqezi. Protesta ishte aq e fortë, sa detyroi Zlatan Ibrahimovic, një nga drejtuesit më të kritikuar nga tifozët, të largohej nga stadiumi nën shoqërimin e sigurisë.

The post Makthi i Milanit, Champions-i shuhet sërish dhe nis protesta: “Të padenjë”. Ibra nxirret me “security” nga stadiumi appeared first on Telesport.