Gjakovë, hajnat futen në shtëpi dhe vjedhin para e sende me vlerë

Një vjedhje e rëndë është raportuar pasditen e djeshme në Gjakovë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e një viktimë mashkull kosovar dhe kanë vjedhur para të gatshme, orë dore, një zinxhir, telefon mobil, portofol dhe dokumente personale, përfshirë letërnjoftimin.

Rasti është duke u hetuar nga policia.