Maignan dhe Vlahovic mund të firmosin me klube të tjera; top-10 lojtarët me kontratë në skadencë. Tre në Serie A

Me nisjen zyrtare të merkatos së dimrit, fillimi i vitit të ri shënon edhe një moment kyç. Nga sot (teknikisht që dje), lojtarët me kontrata që iu skadojnë në fund të sezonit mund të firmosin parakontrata me klube të tjera dhe të transferohen falas në qershor. Rastet delikate janë të shumta, përfshirë edhe Serie A.

Lojtari më i vlefshëm absolut, sipas vlerësimit të “Transfermarkt”, është Dayot Upamecano. Mbrojtësi qendror francez i Bayern Munich vlerësohet 70 milionë euro. Gjermanët duket se janë parapërgatitur dhe rinovimi pritet të mbyllet para se klubet e tjera të ndërhyjnë (situatë e ngjashme edhe për Konaté të Liverpool-it).

Në Itali, askush nuk e kalon Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb i Juventusit vlerësohet 35 milionë euro. Ai është i dëmtuar deri në shkurt dhe, në rastin e tij, negociatat me klubin bardhezi nuk kanë avancuar ende.

Ja top-10 lojtarët me kontratë në skadencë dhe vlera përkatëse e tregut:
1.Dayot Upamecano – Bayern Munich – 70 milionë euro
2.Marc Guéhi – Crystal Palace – 55 milionë euro
3.Ibrahima Konaté – Liverpool – 50 milionë euro
4.Dusan Vlahovic – Juventus – 35 milionë euro
5.Bernardo Silva – Manchester City – 27 milionë euro
6.Mike Maignan – Milan – 25 milionë euro
7.Rúben Neves – Al Hilal – 25 milionë euro
8.Vitaliy Mykolenko – Everton – 25 milionë euro
9.Quinten Timber – Feyenoord – 25 milionë euro
10.Weston McKennie – Juventus – 22 milionë euro

 

The post Maignan dhe Vlahovic mund të firmosin me klube të tjera; top-10 lojtarët me kontratë në skadencë. Tre në Serie A appeared first on Telesport.