Lushtaku: Kurti po dëshiron t’i kontrollojë të gjitha pozitat e larta shtetërore (VIDEO)

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uzurpuar pozitën e kryeministrit në detyrë të Kosovës.

Lushtaku në emisionin “Ora 7” tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti po tenton t’i kontrollojë të gjitha pozitat e larta shtetërore.

“Jo as sot nuk u takuam me kryetarin e LVV-së, deputetin Albin Kurti i cili e ka uzurpuar se dy vite edhe pozitën e kryeministrit në detyrë dhe kjo për ne është një shqetësim i madh… Po shihet qartë që ai po dëshiron t’i kapë të gjitha pozicionet e larta shtetërore dhe ashtu t’i kontrollojë dhe të kap çdo pore të jetës dhe ashtu si një parti e majtë ekstreme të zhvilloi politikën e saj degraduese dhe sigurisht ne po shohim edhe pasojat e mëdha në ekonomi dhe adresimin e problemeve të qytetarëve”, tha ai.