Kandidatja për deputete nga LDK, Jehona Lushaku-Sadriu thotë se vetëm partia e saj garanton çerdhe e mësim tërditor për fëmijët.
Lushaku-Sadriu thotë se sot pas 6 vitesh qeverisje, atë që e kishte premtuar Albin Kurti, nuk ekziston.
Sipas saj, Kurti ka investuar në propagandë për t’ua shpërlarë trurin prindërve të fëmijëve.
“ÇERDHET e USHQIMI FALAS PËR FËMIJË“160 çerdhe të reja” dhe “ushqim falas për çdo fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën”. Kështu pati premtuar ish-kryeministri Kurti. Jo nga kafeneja, as nga ndonjë debat televiziv, por premtime publike nga foltorja e Kuvendit, përpara qytetarëve të Kosovës, në emër të ndryshimit. Ndërsa sot, pas 6 vitesh qeverisjeje, çerdhet e premtuara nuk ekzistojnë, e ASNJË shujtë falas nuk u është ofruar fëmijëve nga Qeveria. Me miliona euro suficit buxheti, që i kanë tepruar qeverisë çdo vit, ka mundur t’i ushqejë fëmijët në shkolla nga tri herë në ditë! Por, jo ka vendosur që t’i investojë në propagandë për t’ua shpërlarë trurin prindërve të fëmijëve. Për fëmijët tanë, çerdhet e mësimin tërëditor me ushqim të ngrohtë e garanton veç LDK”, shkruan ajo.









