Luana Vjollca në ditën e sotme, nëpërmjet “Instagram-it” shpërndau me fansat e saj një artikull nga mediat serbe, të cilat duke parë veprimtarinë e moderatores dhe këngëtares në rrjete sociale, e akuzuan atë se ajo i urren serbët.
Ata bazoheshin tek fotot e Luanës dhe përdorimin e simbolikave të ndryshme patriotike dhe nacionale, të cilat sipas tyre ishin të patolerueshme dhe personifikonin urrejtjen e saj ndaj popullit serb.
Moderatorja ka përdorur sërish të njëjtën platformë për të dërguar një mesazh kundrejt tyre.
Në videon e fundit të shpërndarë, shihet Luana e cila ka hedhur mbi supe një flamur shqiptar dhe në kokë një qeleshi me shqiponjën, ndërkohë që në sfondin e skenës është flamuri i Kosovës.
‘I pershendesim me kete video meqe na ndiqkan dhe ne Instagram Shqipëri Etnike Krenare që jam shqiptare’, – ka shkruar Luana.