Federico Chiesa luajti vetëm 726 minuta në total sezonin e kaluar dhe u la jashtë në Champions League, nga ish-trajneri i Liverpool, Arne Slot. Edhe pse holandezi tashmë është alrguar dhe në krye të të kuqve është Andoni Iraola, situata për sulmuesin italian sërish nuk ka ndryshuar.
Drejtuesit e Liverpool-it kanë vendosur ta nxjerrin përfundimisht në shitje sulmuesin. Nëse më parë kërkonin 25 milionë euro për kartonin e tij, tani mjaftohen me 20 milionë euro, sipas CaughtOffside.
Chiesa pritet të rikthehet në Serie A, pasi është objektiv thuajse për të gjitha klubet e mëdha në Itali. Favorit për momentin duket Napoli, pasi është i vetmi klub që mund të paguajë shifrën 20 milionë euro. Klubet e tjera preferojnë huazimin me të drejtë blerje, gjë që vështirë të pranohet nga Liverpool.
The post Liverpool “zhvlerëson” Chiesa-n, mundësi ideale për klubet e Serie A për transferimin e sulmuesit appeared first on Telesport.








