Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të ardhura me postë.

Nga 36 vendvotime të numëruara deri më tani, apo 23.08% prej tyre, LVV prin me 9.119 vota.

Pas saj vjen LDK me 2. 210vota, PDK me 876 vota dhe Aleanca me 579 vota.

Sipas rezultateve të përmbledhura të deritanishme, LVV ka fituar 51 ulëse, PDK 23 mandate të fituara, LDK 19 ulëse, kurse Aleanca ka fituar shtatë deputetë.

 

Vlen të theksohet se pa u numëruar kanë mbetur edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, proces ky që ende nuk ka filluar.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike, si dhe ai në Qendrat Komunale të Numërimit, tashmë ka përfunduar.

Rezultatet në kohë reale mund t’i gjeni të përmbledhura në platformën e KQZ-së, duke klikuar KËTU.