Lirohet nga ndalimi policor Nuredin Lushtaku

Ish-nënkryetari i Skenderajt Nuredin Lushtaku, është liruar nga ndalimi policor.

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv avokati i tij Artan Qerkini.

Lushtaku dyshohet se ishte përfshirë mbrëmë rreth mesnatës në Skedneraj, në një përleshje me armë ku u plagosën dy zyrtarë policorë.

Sipas deklaratës së policisë dhënë për Klankosova.tv, njëri zyrtar ka marrë plagë nga arma e zjarrit në këmbë derisa tjetri nga një mjet i fortë.

Por, se ishte përdorur arma nga ana e ish-nënkryetarit të Skenderajt kjo u mohua nga Qerkini.

Ai tha për Klankosova.tv se klienti i tij nuk e kishte përdorur armën në rast.

Related Posts