Lionel Messi nuk mungon në festën e Barçës, ja urimi “ekspres” pas fitimit të titullit

Barcelona festoi titullin e 29-të kampion në histori dhe reagimet kanë qenë të menjëhershme. Ish-lojtarë si Gerard Piqué dhe Luis Suárez, tifozë dhe gazetarë kanë uruar skuadrën blaugrana pas triumfit ndaj Real Madridit. Gjithsesi, reagimi më i pritur ishte ai i Lionel Messit.

Argjentinasi reagoi vetëm 20 minuta pas përfundimit të ndeshjes. Në një “story” në Instagram, që u bë menjëherë “virale” mes tifozëve katalanas, Messi publikoi posterin zyrtar të klubit për festimin e titullit, të shoqëruar me mesazhet: “Kampionë” dhe “Visca el Barça”.

Messi no falla a su cita con el Barça: felicitación inmediata tras conquistar LaLiga

Gjest që emocionoi tifozët, pasi u interpretua si një tjetër dëshmi e lidhjes së fortë emocionale që Messi vazhdon të ketë me Barcelonën. Edhe pse larg “Camp Nou” dhe në një tjetër etapë të karrierës, ai vazhdon ta ndjekë me vëmendje skuadrën e jetës së tij.

Për shumë tifozë blaugrana, reagimi i menjëhershëm i Messit ishte një nga momentet më emocionuese të festës së titullit, duke treguar se lidhja mes tij dhe Barçës mbetet ende e pandashme.

The post Lionel Messi nuk mungon në festën e Barçës, ja urimi “ekspres” pas fitimit të titullit appeared first on Telesport.