Limaj: Fola me Ramën për taksën rrugore

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka bërë me dije se gjatë vizitës së tij në Tiranë ka pasur takime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe përfaqësues tjerë të lartë të shtetit shqiptarë. Temë e këtyre takimeve, Limaj thotë se ka qenë vendosja e taksës në “Rrugën e Kombit”.

Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”, ka bërë me dije se ka parë vullnet te kryeministri Rama për të gjetur një modalitet të taksës, i cili nuk do ta rendonte qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në këtë rrugë.
“Unë pres shumë shpejt qe Qeveria Shqiptare të dalë me një modalitet i cili merr në konsideratë interesat e biznesit Kosovë-Shqipëri dhe shqetësimet e qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Fatmir Limajt: