“Ligji i Vinicius Junior” shkakton “viktimën” e parë në Botëror (video)

Miguel Almiron i Paraguait u bë lojtari i parë që u ndëshkua me karton të kuq, gjatë ndeshjes ndaj Turqisë, vetëm pse mbuloi gojën. Almiron, 32 vjeç, mbuloi gojën me dorë ndërsa fliste me Mert Muldur të Turqisë, i cili menjëherë informoi një gjyqtar që qëndronte pranë tij.

Pas një kontrolli në VAR, arbitri gjyqtari Ivan Barton njoftoi se po e ndëhskonte lojtarin direkt me karton të kuq. Ky rregull i ri i njohur ndryshe si “Ligji i Vinicius Junior” po zbatohet në Kupën e Botës për herë të parë në këtë edicion.

Vendimi u mor nga FIFA pas rastit në ndodhur në Champions League në sfidën mes Benfica Dhe Real Madridit, në incidentin mes Gianluca Prestianni dhe Vinicius Junior.

SHIKOVIDEON

The post “Ligji i Vinicius Junior” shkakton “viktimën” e parë në Botëror (video) appeared first on Telesport.