Lavezzi: Franca dhe Spanja janë më mirë se ne, por do të luftojmë deri në fund

Në një intervistë për “Tuttosport”, Ezequiel Lavezzi foli ndër të tjera për një bashkëkombës të ri që po shkëlqen në Serie A, Nico Paz: “Nico po bën shumë mirë te Como. Nuk është kurrë e lehtë për një lojtar kaq të ri të afirmohet në Serie A dhe të luajë për kombëtaren e tij. Ai po ia del dhe shumë mirë. Mund të bëhet lojtar i madh, ia uroj këtë”.

Duke folur për Lionel Messin, që do të jetë sërish në Botëror, tha: “Ai është një fenomen në fushë, por është edhe më i madh dhe i veçantë si person. Kjo është forca e tij e vërtetë. Është njeri i jashtëzakonshëm dhe mik i vërtetë. E dua shumë dhe shpresoj ta fitojë edhe një Botëror tjetër”.

Për favoritët e Botëroritt ë kësaj vere: “Ndoshta Franca dhe Spanja janë më mirë se ne tani, por do të luajmë deri në fund”.

The post Lavezzi: Franca dhe Spanja janë më mirë se ne, por do të luftojmë deri në fund appeared first on Telesport.