Në përmbysjen e jashtëzakonshme të Argjentinës ndaj Egjiptit, Lautaro Martinez ishte një nga protagonistët kryesorë. Kapiteni i Interit dha asistin vendimtar për Enzo Fernandez, i cili shënoi golin e kualifikimit në çerekfinale në minutat e fundit.
Pas ndeshjes, sulmuesi deklaroi: “A kishim frikë kur ishim 0-2? Sigurisht që përjetuam emocione shumë të forta, sepse të jesh në disavantazh 0-2 me pak kohë deri në fund nuk është e lehtë. Pas pushimit dhamë gjithçka që kishim brenda. Trajneri na tha të luftonim dhe të linim gjithçka në fushë deri në sekondën e fundit”.
Lautaro rezervoi edhe fjalë të mëdha për Lionel Messin, i cili pas golit vrapoi ta përqafonte: “I thashë se i meriton të gjitha ato që po jeton. Jam krenar dhe shumë i lumtur që kam ndarë me të Botërorin e Katarit, tri ‘Copa America’, një ‘Finalissima’ dhe edhe këtë Kupë Bote.
Pata fatin të isha pranë tij edhe kur fitoi të tetin ‘Top të Artë’. Këto emocione do t’i mbaj përgjithmonë me vete, sepse po flasim për futbollistin më të mirë në botë dhe më të madhin e të gjitha kohërave”.
The post Lautaro Martinez “shenjtëron” Messin: I meriton të gjitha, është futbollisti më i madh i historisë appeared first on Telesport.








