Ky është mërgimtari nga Lugina që shkriu gjithçka për UÇK-në

Ruzhdi Shabani mërgimtar nga Lugina gjegjësisht nga fshati Zarbincë e Bujanocit me vendqëndrim në Gjilan kishte hyrë kredi për të ndihmuar luftën e UÇK-së në vlerë të 80 mijë frangave zvicerane. Ruzhdiu vitin e kaluar ka ndihmuar me 42 mijë franga familjen e Bejtush Shabanit të cilit ia ka ndërtuar komplet shtëpinë.
Tërë kohën rrinë i heshtur, i qetë dhe dëgjon me shumë vëmendje kur flasin të tjerët për luftën e UÇK-së për fondet e ndryshme që kanë ndihmuar luftën. Mërgimtar i urtë, njeri me shumë dashuri për atdheun dhe për luginasit. Human dhe i përkushtuar për të ndihmuar familjet skamnore. Ky është Ruzhdi Shabani pensionist nga Zvicra i cili tash jeton në Gjilan.
Ruzhdiu është nga Zarbinca e Bujanocit dhe dëshira e tij e flakët është që ta shoh atë vend të populluar dhe me plotë gjallëri.”Luftuam për këtë ditë që sot të jemi të lirë, të ecim përpara dhe të duam më shumë njëri tjetrin. Kam hyrë kredi në Zvicër plotë 80 mijë franga ku re kam ndihmuar Fondin “Vendlindja thërret” dhe tërë kohën e kam paguar 3%” shprehet Ruzhdiu.
Nuk është vetëm ky gjest i Ruzhdiut që e bënë atë krenar dhe ballëhapur ndaj të tjerëve.”Vitin e kaluar e vizitova një familje nga Lugina, Bejtush Shabani tek po banonte në lagjen e romëve. Ajo familje jetonte në kushte të mjerueshme dhe aty për aty vendosa që t`ia ndërtojë shtëpinë. E kompletova tërë shtëpinë në vlerë të 42 mijë frangave” u shpreh Ruzhdi Shabani.
Ruzhdiu thotë se nuk është pishman që e ka ndihmuar luftën dhe luftërat tjera, por kjo përçarje dhe ky acarim i politikanëve nuk më pëlqen.”Ne duhet të bëhemi bashkë nëse duam të ecim përpara. Kosova ka obligim ta ndihmojë Luginën dhe të dëbuarit e atjeshëm” shtoj Shabani.