Ky do të jetë vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë
Në Washington gjendet një vend ku janë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme paqësore, përfshirë edhe marrëveshja në mes Izraelit dhe Jordanit, është zgjidhur kriza e pengjeve në Iran, ndërsa tani përmendet si vendi ku edhe do të nënshkruhet marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, respektivisht mes presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit Aleksander Vuçiç dhe ku do të jetë i pranishëm vetë presidenti amerikan Donald Trump.
Qëkur është ndërtuar në fillim të shekullit të 20-të, Kopshti i Trëndafilave ka qenë një një vend ku janë zhvilluar ngjarje shtetërore, janë nënshkruar marrëveshje dhe janë marrë vendime të rëndësishme, shkruan “Zeri.info”.
Presidenti amerikan Donald Trump, në fund të vitit të kluar, u ka dërguar letër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiç, pëprmes së cilës ua ka bërë me dije atyre se do t’i mirëpres në Shtëpinë e Bardhë në rast të arritjes së marrëveshjes mes këtyre dy shteteve. Dhe sipas gazetës Washington Post, ceremonia e nënshkrimit të kësaj marrëveshje historike, do të bëhet pikërisht në Kopshtin e Trëndafilave.
Ky vend është ndërtuar në vitin 1902, ku Edith Rosewelt, e kishte menduar si një kopsht kolonial në kuadër të Shtëpis së Bardhë, ndërsa në vitin 1913, Elena Wilson, gruaja e parë e presidentit amerikan Woodrow Wilson, e kishte zëvendësuar këtë kopsht kolonialist në kopsht trëndafilash dhe që nga ajo kohjë ishte njohur si Kopshti i Trëndafilave. Fillimisht ky kopsht ishte shfrytëzuar nga presidentët amerikan për mirëpritur sportistët superior dhe ata olimpik pasa triumfeve dhe aty ishin mbajtur edhe konferencat për media, por më vonë ky kopsht kishte marrë karakter shumë më të rëndësishëm se sa një kopsht i thjeshtë, raporton “Zeri.info”
Pikërisht në këtë vend janë nënshkruar marrëveshje historike paqeje, siç janë ato të cekura më lartë, ndërsa tani pritet të bëhet edhe vendi ku do të nënshkruhet edhe marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.