Kuvendi voton në lexim të parë Buxhetin për vitin 2025

Kuvendi i Kosovës ka votuar në lexim të parë  miratimin e projektligjit për ndarjen buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

59 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe dy abstenuan.

“Përderisa afatet i keni, edhe Buxheti i Kosovës do të trajtohet sipas tyre”, tha kështu kryeparlamentari, Glauk Konjufca.