Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas skandalit me stemën dhe hartën e Kosovës në faqen zyrtare të Kuvendit, duke e cilësuar atë si dëshmi të papërgjegjshmërisë dhe hipokrizisë së pushtetit.
Sipas Xhemailit, në krye të institucioneve ndodhen “njerëz që dikur nuk e pranonin flamurin, stemën dhe shtetësinë e Kosovës, ndërsa sot, përmes neglizhencës dhe amatorizmit, po i përdhosin simbolet shtetërore”.
Ai ka theksuar se e vetmja gjë për të cilën nuk gabojnë “është përfitimi nga institucionet e shtetit”.
“Për të marrë pagat e majme, veturat luksoze, mëditjet dhe pushtetin që ua sjellin këto institucione, shteti i Kosovës u duket shumë i mirë”, ka shkruar Xhemaili.
Në fund, zëdhënësi i Aleancës e ka cilësuar këtë rast si “kulmin e hipokrizisë”, duke shtuar se nuk mund të respektohet një shtet vetëm kur bëhet fjalë për privilegje, ndërsa neglizhohen simbolet e tij zyrtare. /Klankosova.tv
Stema zyrtare nga faqja zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës:









