Kurti viziton Gjinekologjinë, thotë se s’do të ketë më dhoma me nga nëntë shtretër

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Klinikën e Gjinekologjisë, ku pa nga afër renovimet që po bëhen në këtë klinikë.Kurti tha se u gëzua kur mori vesh që nuk do të ketë më dhoma me nga gjashtë deri në nëntë shtretër, por sipas tij, dhomat do të jenë me maksimalisht dy shtretër.

“Janë lajm i mirë edhe këto 3 shërbime të reja pra, Fertilizimi i Asistuar Mjekësor, si dhe Mjekësia Fetale dhe Amniocenteza të cilat pa dyshim që do ta rrisin edhe reitingun e QKUK-së, në përgjithësi e në veçanti Klinikës Gjinekologjike”.“Por, në të njëjtën kohë, paralelisht siç e dimë edhe ne nga politika do të rriten pritjet e pacientëve, pra pacientët kur iu tregoni se jepni më shumë shërbime dhe e keni ngritur cilësinë e shërbimeve, automatikisht ngriten edhe pritjet e tyre, kështu që duhet që bashkërisht atyre pritjeve t’iu dalim zot sa më mbarë e mirë, dhe me lehtësi e me shpejtësi”, tha ai.

Më tej, Kurti i falënderoi mjekët për kontributin, përkushtimin, punën e angazhimin, që sipas tij, e bëjnë për ditë e për çdo orë “por mbase për çdo minutë e për çdo sekondë, sepse këtu lind jeta edhe momentet fare të shkurta bëhen vendimtare”.

“Prandaj, jeni heronj të heshtur, të gjallë të punës të cilët kurrë nuk do të mund ta marrin mirënjohjen e merituar publike, por le ta shfrytëzojmë këtë vizitë që t’ua kthejmë një pjesë të vogël të borxhit të pamatshëm që në parim është i pakthyeshëm”, tha Kurti./Fokusi.info/

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.