,

Kurti: Pres nga Borrelli ftesë për t’u takuar me Vuçiqin, do jem konstruktiv, i përkushtuar e kreativ

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për Deutsche Welle-n, ka thënë se imazhi i Kosovës në botë, në ditët e sotme, është më i miri, prej se është shpallur pavarësia, 15 vite më parë.

Kurti tha se në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, festojmë me gëzim për sukseset dhe në të njëjtën kohë me dhembje për çmimin e lartë që kemi paguar.

Ai këmbënguli se njohja reciproke duhet të jetë në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi, ndërsa sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kurti tha se një gjë e tillë nuk kërkohet nga serbët që jetojnë në këto komuna, por nga vetë Serbia, pasi sipas tij, Serbia nuk lejon integrimin e serbëve në shtetet fqinje, pasi që ende synim ka krijimin e një ‘Bote Serbe’.

Ai po ashtu tha se në të njëjtën marrëveshje ku bën pjesë Asociacioni, Serbia e ka shkelur kur i dërgoi letra pesë shteteve të BE-së mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës, duke i kërkuar që të mos e pranojnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Kurti po ashtu tha se po pret ftesë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, për një takim të ardhshëm në Bruksel mes tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Related Posts