Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.
Duke përmendur se kanë mbetur më pak se 3 orë kohë deri në mbylljen e vendvotimeve, Kurti u ka bërë thirrje atyre që të votojnë dhe t’i ftojnë miqtë, farefisin e dashamirët për ta bërë të njëjtën.
“Të dashur qytetarë, Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë për të votuar. Të gjithë ju, që ende nuk keni votuar, ju lutem ta bëni një gjë të tillë. Për pak minuta vendosim për zhvillim, siguri dhe stabilitet për vendin tonë. E ju që tashmë keni votuar, ftoni miqtë, farefisin e dashamirët të shkojnë për të votuar. Sa më e gjerë vendimmarrja aq më e fortë demokracia dhe Republika jonë”, tha ai.
“E juve që ju ka zënë puna të jeni në komuna tjera, mund të votoni me kusht në cilëndo komunë ku jeni. Secila komunë e ka një qendër të votimit bash për këtë punë. Dil dhe voto! Pak kohë ka mbetur. Mos e le për në fund! Ju dua”, shtoi Kurti.








