Vjosa Osmani në një konferencë me Albin Kurtin, falënderuan qytetarët që kanë votuar Vetëvendosjen.
Osmani tha se ‘dita e bardhë u shndërrua në natë të bardhë”.
“Dita e bardhë u shndërrua në natë të bardhë. E kemi pritur gjatë këtë ditë, vota juaj e solli ndryshimin aq shumë të dëshiruar. Secilit që na ka votuar, nga thellësia e zemrës miliona herë faleminderit. Besimi juaj do të jetë udhërrëfyesi jonë në këtë drejtim. Nuk është një mandat për hakmarrje por as mandat i kthimit prapa”, ka thënë Osmani.
Ndërkaq Kurti ka thënë se sot referendumi kaloi.
“Qytetarët u bënë bashkë dhe u vërtetua që zgjedhjet ishin referendum. Ky referendum për drejtësi dhe punë dhe kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, ka thënë Kurti.
“Ju duam shumë dhe jeni në zemrat tona”, ka thënë Kurti.
“Falënderoj oponentët politik për garë fer dhe demokratike dhe ju uroj reformim”, ka thënë ai.