4 kandidatë për të zëvendësuar Lewandowski-n te Barcelona, mes tyre dhe një shqiptar

Largimi i Robert Lewandowski-t do të lërë një boshllëk të madh te Barcelona. Ndaj, prej kohësh drejtuesit e Barcelonës po kërkojnë një sulmues qendre të mirëfilltë.

Mundo Deportivo se klubi i Barcelonës ka një listë prej katër kandidatësh me profile financiare shumë të ndryshme: Julian Alvarez, Mikel Oyarzabal, Gabriel Jesus dhe Fisnik Asllani.

Dëshira e madhe është padyshim Julian Alvarez, por transferimi i tij duket thuajse i pamundur. “Colchoneros” kërkojnë 200 milionë euro për ta lënë të lirë. Mikel Oyarzabal është një tjetër alternativë shumë e mirë. Spajolli duket profili perfekt për atë që kërkon trajneri Hansi Flick.

Megjithatë, duke ditur rëndësinë dhe peshën që ka te Real Sociedad, largimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë. Klubi bask i ka vendosur klauzolën 75 milionë eurosh.

Dy alternativat e tjera kanë një kosto më të ulët, por sërish janë profile shumë të përshtatshëm për sulmin e Barcelonës. Gabriel jesus kushton jo më shumë s 20 milionë euro, ndërsa për Fisnik Asllanin, Hoffenheim kërkon 30 milionë euro.

The post 4 kandidatë për të zëvendësuar Lewandowski-n te Barcelona, mes tyre dhe një shqiptar appeared first on Telesport.