Haxhiu dorëzon ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave për kandidatët e PDK-së

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka dorëzuar ankesë në PZAP, duke kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve për deputet të PDK-së.

Ai thotë se këtë e bazon në fakte të konfirmuara nga vet procesi i rinumërimit të zhvilluar nga KQZ.

Haxhiu thekson se rinumërimi i 185 vendvotimeve dëshmoi se kishte gabime në numërimin fillestar, duke ia shtuar 6 që s’i ishin numëruar më parë.

“Për këtë arsye kam kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat e kandidatëve të PDK-së që nuk janë përfshirë në rinumërimin e deritanishëm. Vetëm një verifikim i plotë mund të garantojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka fituar besimin e qytetarëve dhe që çdo votë të numërohet saktë”, thekson Haxhiu.