Kurti është mësuar vetëm vet

Analisti politik Nuri Bexheti në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se kriza politike në Kosovë është pasojë e veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se sipas tij, institucionet kanë mundur të krijohen përmes një formule bashkëpunimi politik.

Bexheti ka thënë se PDK-ja deri në shtator është në një fazë pritjeje, ndërsa ka kritikuar qasjen e Kurtit për mënyrën e menaxhimit të situatës politike.

“PDK deri në shtator është ngrirë, është në friz. Kurti është shkaktari i krizës politike në Kosovë. VV-ja në krye me drejtuesin e saj, Albin Kurtin, e ka përgjegjësinë për këtë krizë”, tha Bexheti.

Sipas tij, Vetëvendosje ka pasur mundësi që përmes një marrëveshjeje politike t’i japë vendit institucione funksionale, por këtë mundësi e ka refuzuar.

“I kanë pasur instrumentet për me i dhënë vendit institucionet me formulën ‘mirë për ty, mirë për mu, mirë për Lalen, mirë për Salën’. Mbi këtë formulë ka qenë e mundur të qeveriset në Kosovë, por ai e ka braktisur këtë, është mësuar vetëm vet”, u shpreh Bexheti.