Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Agron Bajrami në pozitën e kryenegociatorit të Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbia.
Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria e Kosovës, e cila njoftoi se Bajrami do të udhëheqë procesin e dialogut teknik në kuadër të përpjekjeve për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Agron Bajrami në pozitën: Kryenegociator i Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Kurti e ka uruar Bajramin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive që lidhen me këtë rol të rëndësishëm.
Përveç këtij angazhimi, Bajrami aktualisht mban edhe pozitën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Belgjikë.










