Takimi i mbrëmshëm Kurti-Abdixhiku, ishte në qendër të diskutimit në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova bashkë me mysafirët e ftuar, gazetarët Ardiana Thaçi dhe Vullnet Krasniqi.
Të dy u shprehën se duket se do të ketë edhe një palë zgjedhje të reja, të paktën duke u bazuar nga diskursi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili tha se marrëveshja duhet të arrihet brenda 24 orëve të ardhshme ose shkohet në zgjedhje.
Gazetarja tha se LDK-ja duhet të insistojë që ta ketë pozitën e presidentit.
“Ne e kemi parë se çka mund të bëjë z. Kurti kur në kthetrat e tij e ka edhe presidentin”, tha ajo.
Ajo theksoi se nuk beson se do të ketë marrëveshje.
Po i njëjtit mendim u shfaq edhe gazetari Vullnet Krasniqi.
“Po pak a shumë po shihet situata se do të shkojmë në zgjedhje”, shtoi ai.
Krasniqi dha edhe arsyet se pse mund të ndodh kjo.







