Numri i lartë i aksidenteve në trafik në Kosovë, disa prej të cilave kanë rezultuar edhe me humbje jete, ka rritur shqetësimin publik për masat parandaluese të institucioneve të rendit dhe dënimet e shqiptuara nga organet e drejtësisë.
Rrezikimi i trafikut publik përbën vepër penale dhe sanksionohet me dënime, të cilat përcaktohen në varësi të pasojave të shkaktuara, dëmeve materiale dhe rrethanave të secilit rast.
Klankosova.tv ka siguruar të dhënat për mënyrën se si janë trajtuar këto raste nga Gjykata e Prizrenit gjatë periudhës 2023-2026.
Dënimet e shqiptuara nga Gjykata e Prizrenit për këto tri vitet e fundit:
Aktgjykimi i fundit dënues nga kjo gjykatë, është burgim me kohëzgjatje prej tetë muajsh, cilin i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 14.05.2025 deri më datën 25.07.2025, njofton Klankosova.tv.
Aktgjykimi tjetër dënues para këtij, dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh (vepra penale e kryer nga pakujdesia), Në kuptim të nenit 44 të KPK-së, me propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 1.200,00 € (dymije) Euro + Dënim Plotësues – Ndalimin e drejtimit të automjetit në kohëzgjatje prej një (1) viti.
Zëvendësim të burgut me gjobë ka edhe tek aktgjykimi tjetër paraprak, ku nga gjashtë muaj burgim për (vepra penale e kryer nga pakujdesia). Në kuptim të nenit 44 të KPK-së, me propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 2.000,00 € (dymije) Euro + Dënim Plotësues – Ndalimin e drejtimit të automjetit në kohëzgjatje prej një (1) viti.
Në vazhdim, Klankosova.tv sjell aktgjykimet e plota të Gjykatës Themelore të Prizrenit për këto raste:
P.nr. 296/22 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh (vepër penale e kryer nga pakujdesia).
P.nr. 1184/22 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh, i cili do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin e shqiptuar llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 26.10.2022 deri më 30.11.2022 (vepër penale e kryer nga pakujdesia).
P.nr. 68/22 – Aktgjykim – I akuzuari shpallet fajtor, por lirohet nga dënimi, pasi që pasojat e veprës penale e kanë goditur aq rëndë (viktima e aksidentit është vëllai i tij), saqë shqiptimi i dënimit është i panevojshëm për arritjen e qëllimit të tij.
Dënim plotësues: Ndalimi i drejtimit të automjetit në kohëzgjatje prej një (1) viti (vepër penale e kryer nga pakujdesia).
P.nr. 199/22 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh, në të cilin llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 01.12.2021 deri më 01.03.2022, si dhe koha deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi (vepër penale e kryer nga pakujdesia).
P.nr. 183/2022 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh, i cili do të ekzekutohet brenda afatit prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit (vepër penale e kryer nga pakujdesia).
P.nr. 766/22 – Aktgjykim dënues – I akuzuari shpallet fajtor, por lirohet nga dënimi, pasi që pasojat e veprës penale e kanë goditur aq rëndë (viktima e aksidentit është gjyshi i tij), saqë shqiptimi i dënimit është i panevojshëm për arritjen e qëllimit të tij.
P.nr. 1213/2022 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh. Në mbështetje të nenit 44, paragrafët 1 dhe 2 të KPRK-së, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, ky dënim zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 4.000 (katër mijë) euro (vepër penale e kryer nga pakujdesia).
Dënim plotësues: Ndalimi i drejtimit të automjetit në kohëzgjatje prej një (1) viti.
P.nr. 1290/22 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, i cili, me pëlqimin e të akuzuarit dhe në pajtim me nenin 44 të KPRK-së, zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 3.000 (tre mijë) euro (vepër penale e kryer nga pakujdesia).
P.nr. 230/23 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilin llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 22.01.2023 deri më 17.03.2023 (vepër penale e kryer nga pakujdesia).
P.nr. 367/23 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej tetë (8) muajsh (vepër penale e kryer nga pakujdesia).
P.nr. 497/2023 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, i cili do të ekzekutohet brenda afatit prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit (vepër penale e kryer nga pakujdesia). Në dënimin e shqiptuar llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak nga 23.03.2023 deri më 22.04.2023.
P.nr. 539/23 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh (vepër penale e kryer nga pakujdesia). Në kuptim të nenit 44 të KPRK-së, me propozimin e të akuzuarit, dënimi zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 3.500,00 euro.
P.nr. 643/2023 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, në të cilin llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe paraburgim nga 28.02.2023 deri më 13.03.2023 (vepër penale e kryer nga pakujdesia). Me pëlqimin e të akuzuarit, pjesa tjetër e dënimit zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 2.000 (dy mijë) euro.
Dënim plotësues: Ndalimi i drejtimit të automjetit në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh.
P.nr. 517/24 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh, në të cilin llogaritet koha e kaluar në arrest shtëpiak nga 14.04.2024 deri më 14.07.2024.
Dënim plotësues: Ndalimi i marrjes së lejes së drejtimit për kategorinë A në kohëzgjatje prej një (1) viti (vepër penale e kryer nga pakujdesia).
P.nr. 528/2024 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh (vepër penale e kryer nga pakujdesia). Në kuptim të nenit 44 të KPRK-së, me propozimin e të akuzuarit, dënimi zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 1.000,00 (një mijë) euro.
P.nr. 1286/24 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh. Në kuptim të nenit 44 të KPRK-së, me pëlqimin e të akuzuarit, dënimi zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 10.000 (dhjetë mijë) euro (vepër penale e kryer nga pakujdesia).
P.nr. 216/2025 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh (vepër penale e kryer nga pakujdesia). Në kuptim të nenit 44 të KPRK-së, me propozimin e të akuzuarit, dënimi zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 2.000,00 (dy mijë) euro.
Dënim plotësues: Ndalimi i drejtimit të automjetit në kohëzgjatje prej një (1) viti.
P.nr. 279/2025 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh (vepër penale e kryer nga pakujdesia). Në kuptim të nenit 44 të KPRK-së, me propozimin e të akuzuarit, dënimi zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 1.200,00 (një mijë e dyqind) euro.
Dënim plotësues: Ndalimi i drejtimit të automjetit në kohëzgjatje prej një (1) viti.
P.nr. 736/25 – Aktgjykim dënues – Dënim me burgim në kohëzgjatje prej tetë (8) muajsh, në të cilin llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 14.05.2025 deri më 25.07.2025.








