Jam ulur ne verandën e vendosur ne oborr dhe po shijoj bukurinë e natyrës. Dhe kur e gjithë Evropa punon ne festojmë!
Jemi “sui generus”. Por si duket “naleti me rreh këmbeve nganjiherë” shkruaj dhe i nxjerr disa te meta ne shesh. Gjithnji sipas meje. E unë qofsha i gabuar dhe se çdo gjë është ne rregull. – Nji mik i imi po me thotë se kësaj i thonë ekonomi e tregut, po neve po na duket keq. Ndoshta, ndoshta po i them, nuk po kuptoj mjaft nga kjo “ekonomi”.
Se perpara e kemi pasë nji Universitet e sot i kemi 5 a 6-të. Çdo mahallë ka nga nji kolegj. Pastaj pas tri viteve pajisesh me diplomë. – Nji tjeter zonjë a zotëri, me emër te fshehur thoshte se te gjitha jemi te njejtë. Fundja nese te gjitheve u duket mirë e gjithashtu edhe “Ty” te duket mirë, as unë nuk jam “pos dyjeje” si thuhet ne popull, “mirë” po them edhe unë! Policia serbe nuk na rrahë e bukë po hamë. Atëherë mendova me vete nëse jemi të gjithë të njejtë.
Pse ta krtikojmë Qeverinë me 100 ministra e zevendesministra e më 600 – 700 këshilltarë e shofera. Le te mbetet e njejta ja “pafshim hajrin”. Bukë me ngrënë kemi. – Nji tjetër bashkëbisedues e krahasonte te sotshmen me luftën dhe me regjimin e Millosheviqit….eee tash sa mirë jemi! O miku im po i them: – mos i krahso gjerat pakrahasushme. Krahsohu se paku me vendet fqinje, me Maqedoninë, Malin e Zi dhe me “ata”, që nuk po dua tua permend emrin.
Kaluan qe 19 vjet qe jemi ne liri qe 10 vjet shtet e ne akoma pa levizje të lirë. Si student i fundviteve te 70-ta, me nji biletë treni të prerë ne Mitrovicë shkoja ne Minhen te Gjermanise. Kurse sot mund te shkoj me se largu ne Ohër apo Sarandë sepse për më larg na duhet viza. Dhe per fund nëse të gjithë këtyre bashkebisedusve te mij, ju duket mirë.
E pse mua, të mos më duket “mirë”?! … Le të na rroj demokracia!
* P.s. Mos te keqkuptohem nuk jam as pesimist e as nihilist por kalun 19 vite nga çlirimi dhe ne si popull, që shumë kemi vujtë e shumë kemi ëndrruar për ketë dite, do te duhej qe tranzicioni mos te zgjaste kaq shumë!