Kupa e Botës: Brazili zhgënjen tifozët ndaj Marokut, Skocia e nis me fitore (video)

Janë luajtur në mesnatë dy ndeshjet e para të grupit C. Në “MetLife Stadium”, Brazili dhe Maroku nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1.

Kampionët në fuqi të Afrikës e nisën vrullshëm takimin dhe në minutat e para ishin të pandalshëm. Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të, ku pas një asisti perfekt të Brahim Diaz, ishte Isamel Saibari që la në vend Gabriel dhe mposhti me një goditje klasi Alisson Becker.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja e Brazilit, që barazon shifrat me golin e bukur të Vinicius Junior në minutën e 32-të. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Carlo Ancelotti e nis pjesën e dytë me dy zëvendesimë të shpejta. Dalin Casemiro dhe Ibanez, në vend të tyre futen Fabinho dhe Danilo, por sërish loja e pesë herë kampionëve të Botës ishte e vakët dhe pa ide.

Në minutën e fundit shtesë, Alisson Becker bën një pritje të dyfishtë duke shpëtuar Brazilin nga humbja. Sfida mbyllet 1-1.

SHIKOGOLAT

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Skocia fitoi 0-1 ndaj Haitit. Fatin e ndeshjes e vendosi goli i shënuar nga John McGinn në minutën e 27-të, ku pas një aksioni të gjatë, mesfurshori skocez shënoi me një goditje brenda zonës. Skocia kryeson grupin me 3 pikë, ndjekin Brazili dhe Maroku me nga një pikë. Haiti i fundit me 0 pikë.

SHIKOGOLIN

The post Kupa e Botës: Brazili zhgënjen tifozët ndaj Marokut, Skocia e nis me fitore (video) appeared first on Telesport.