Kupa e Botës: 32 kombëtaret e kualifikuara për më tej. Ja 16 çiftet e raundit tjetër (Data dhe orari)

Kupa e Botës 2026 ka mbyllur përfundimisht fazën e grupeve, duke përcaktuar 16 kombëtaret e kualifikuara për në fazën tjetër dhe 12 kombëtaret që e mbyllin këtu këtë rrugëtim.

Me fillimin e fazës me eliminim direkt, mund të themi që tani nis vërtet Kupa e Botës. Faza e ardhshme premton një mori përballjesh të profilit të lartë, ku sigurisht nuk do të mungojnë edhe surprizat.

Kjo fazë nis nga sot në mbrëmje (me kohën tonë) me duelin Afrikë e Jugut-Kanada.

Përballjet e plota për këtë raund janë:

Afrikë e Jugut-Kanada (21:00)
Brazil-Japoni (29 qershor, ora 19:00)
Gjermani-Paraguaj (29 qershor, ora 22:30)
Holandë-Marok (30 qershor, ora 03:00)
Bregu i Fildishtë-Norvegji (30 qershor, ora 19:00)
Francë-Suedi (30 qershor, ora 23:00)
Meksikë-Ekuador (1 korrik, ora 03:00)
Angli-D.R. Kongo (1 korrik, ora 18:00)
Belgjikë-Senegal (1 korrik, ora 22:00)
SHBA-Bosnje (2 korrik, ora 02:00)
Spanjë-Austri (2 korrik, ora 21:00)
Portugali-Kroaci (3 korrik, ora 01:00)
Zvicër-Algjeri (3 korrik, ora 05:00)
Australi-Egjipt (3 korrik, ora 20:00)
Argjentinë-Cape Verde (4 korrik, ora 00:00)
Kolumbi-Ghana (4 korrik, ora 03:30)

The post Kupa e Botës: 32 kombëtaret e kualifikuara për më tej. Ja 16 çiftet e raundit tjetër (Data dhe orari) appeared first on Telesport.