Kur na ndajnë edhe pak ditë nga fillimi i Kupës së Botës 2026, faqja e specializuar për transferimet dhe vlerat e lojtarëve në treg, Transfermarkt, ka publikuar listën me 20 sulmuesit më të shtrenjtë të momentit.
Ajo që bie në sy në këtë listë, është se nuk ka një vend të parë fiks, pasi janë tre lojtarë me të njëjtën vlerë: Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Lamine Yamal, të cilët kushtojnë tre nga 200 milionë euro secili.
Në këtë listë, Afrika përfaqësohet vetëm me një lojtar si Yan Diomande, i cili kushton 90 milionë euro. Në 10 vendet e para dominon Europa, Amerika Latine përfaqësohet vetëm me Julian Alvarez i cili renditet i nënti dhe Vinicius Junior i katërti.
Këta janë sulmuesit më të vlefshëm të këtij Botërori:
1- Kylian Mbappé (Francë): 200,00 milionë euro
2- Erling Haaland (Norvegji): 200,00 milion €
3- Lamine Yamal (Spanjë): 200,00 milion €
4- Vinícius Júnior (Brazil): 150,00 milion €
5- Michael Olise (Francë): 150,00 milion €
6- Désiré Doué (Francë): 120,00 milion €
7- Bukayo Saka (Angli): 110,00 milion €
8- Ousmane Dembélé (Francë): 100,00 milion €
9- Julián Álvarez (Argjentinë): 90,00 milionë euro
10- Yan Diomande (Bregu i Fildishtë): 90,00 milion €
11- Lautaro Martínez (Argjentinë): 85,00 milion €
12- Alexander Isak (Suedi): 85,00 milion €
13- Raphinha (Brazil): 80,00 milion €
14- Antoine Semenyo (Gana): 80,00 milion €
15- Matheus Cunha (Brazil): 75,00 milion €
16- Jérémy Doku (Belgjikë): 75,00 milion €
17- Kenan Yıldız (Turqi): 75,00 milion €
18- Luis Díaz (Kolumbi): 70,00 milion €
19- Bradley Barcola (Francë): 70,00 milion €
20- Igor Thiago (Brazil): 65,00 milionë €
The post Kupa e Botës 2026: Ja kush janë 20 sulmuesit më të shtrenjtë, nuk ka vend të parë… appeared first on Telesport.








