Ramush Haradinaj ka publikuar një videomesazh në Facebook, një ditë para zgjedhjeve, duke u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin masivisht në votime.
Në mesazhin e tij, Haradinaj e ka cilësuar ditën e nesërme si vendimtare për të ardhmen e vendit, duke theksuar se qytetarët do të vendosin për “siguri, energji e zhvillim”.
“Kosovë, nesër është dita jonë. Është dita kur merret vendimi për siguri, energji e zhvillim. Dilni sa më shumë në votime”, ka thënë Haradinaj në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë Aleancë dhe kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Ardian Gjini. /Klankosova.tv








