Menu Close

Kryetari i OVL-së dega Dardanë, viziton krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetari i OVL të UÇK-së, dega në Dardanë (Kamenicë), Milaim Limoni, së bashku me shokun e tij, Astrit Isufi, ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Fokusi.info.

“Sot përfunduam vizitat në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku takuam krerët e UÇK-së.

Më gëzoi pa masë fakti që i gjeta mirë me shëndet, të fortë dhe të palëkundur, si gjithmonë. Qëndresa, dinjiteti dhe forca e tyre janë frymëzim për të gjithë ne.

Vizitat gjatë datave 23, 24 dhe 25 nëntor do të mbeten kujtime të veçanta, por vizita e sotme te shoku im, Cali, ishte edhe më e veçantë. Më habiti dhe më emocionoi qëndrimi i tij, ashtu siç e kam njohur gjithmonë: i fortë, i qetë dhe plot dinjitet. Tri orë që kaluam së bashku m’u dukën si tri minuta.

Respekt dhe krenari për këta burra që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës!

Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Limoni në facebook./Fokusi.info/

Related Posts