Kushtet e vështira atmosferike ja pamundësuan kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ekipit të tij që dje pasdite të aterojnë në Prishtinë. Për këtë arsye, pjestarë të qeverisë qëndruan për disa orë në Sofje, duke u nisur nga atje mbrëmë në orën e vona. Express mëson se kryeministri ka arritur në Kosovë pas mesnatës, përmes aeroportit të Shkupit.
Në Bullgari, kryeministri dhe ekipi i tij kanë qëndruar për disa orë, duke u nisur nga atje në orën 22:50.
Sipas zëdhënësës së aeroportit, Valentina Gara fluturimi nga Sofja u parapa të arrij në Prishtinë në orën 23:30.
Mirëpo, Express mëson se ai aeroplan nuk ka ateruar në Prishtinë dhe kryeministri ka zbritur në aeroportin e Shkupit, nga ku në orët e mëngjesit është kthyer për në Kosovë.
Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë edhe me pjestarë të ekipit të tij, mirëpo, që nga mëngjesi nuk kishin qasje.
Gjatë ditës së djeshme, për shkak të temperaturave të ulta ishin anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës, ndërsa sot të njejtat po realizohen sipas orarit të paraparë./Gazeta Express/