Kroos beson te tripleta sezonale e Bayern Munich: Favorit absolut kudo ku merr pjesë

Toni Kroos është i bindur se Bayern Munich ka gjithçka për të realizuar një tjetër sezon historik. Mesfushori gjerman vlerëson maksimalisht formën e bavarezëve, duke theksuar se prania në të gjitha garat në muajin maj është tregues i një pune të jashtëzakonshme.

“Po, absolutisht, – u shpreh Kroos kur u pyet për mundësinë e tripletës sezonale. – Kur je në këtë fazë të sezonit dhe konkurron në çdo kompeticion, ke bërë diçka të madhe. Titulli në kampionat tashmë është siguruar, bavarezët janë favoritët kryesorë për ta fituar Kupën e Gjermanisë”.

Sa i përket Champions League, ish-mesfushori parashikon një përballje të balancuar në nivelet më të larta: “Duelin mes PSG dhe Bayern Munich e shoh si 50-50, mes dy skuadrave më të mira në Europë për momentin. Gjysmëfinalja e kthimit do të jetë një sfidë shumë emocionuese”.

Në fund, ish-lojtari i Real Madridit nuk e fshehu dëshirën e tij: “Shpresoj që Bayerni të shkojë deri në finale të Champions-it, më së paku”.

The post Kroos beson te tripleta sezonale e Bayern Munich: Favorit absolut kudo ku merr pjesë appeared first on Telesport.