KQZ ka marrë vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Sipas vendimit, çdo subjekt politik do të ketë të drejtë të shpenzojë deri në 2,092,202 (dy milionë e nëntëdhjetë e dy mijë e dyqind e dy) euro për fushatën zgjedhore, që korrespondon me kufirin prej një (1) euro për çdo votues të regjistruar.
Ky kufizim, sipas KQZ-së, është përcaktuar në bazë të Rregullorja Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar, si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve.
Sipas kësaj liste, numri i përgjithshëm i votuesve në Kosovë është 2,092,202, shifër mbi të cilën është bërë edhe përllogaritja e kufirit maksimal të shpenzimeve për subjektet politike.









