Menu Close

“Kosova mbetet prapa në Planin e Rritjes”, Kos-Kurtit: I dashur Albin, do të flasim si të fitoni më shumë fonde nga BE-ja

Kosova ka mbetur prapa në zbatimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes, duke humbur rreth 43.8 milionë euro, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi kanë avancuar në përmbushjen e obligimeve dhe po sigurojnë përfitime të reja financiare.

Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së BE-së, i mbajtur në Tiranë, Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e vuri në pah dallimin në rezultatet e vendeve të rajonit, duke përmendur përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi, ndërsa për Kosovën tha se është e nevojshme një dinamikë e re drejt integrimit evropian.

“Mali i Zi ka vënë në zbatim 84 për qind të reformave, ndërsa Shqipëria ka vënë në zbatim 80 për qind të reformave dhe do të marrë 185.6 milionë euro në pagesën e katërt”, deklaroi Kos.

Ndërsa dy vendet kanë shënuar përparim në përmbushjen e reformave, Kosova ka dështuar të realizojë një pjesë të obligimeve brenda afateve të përcaktuara, duke humbur miliona euro nga mekanizmi financiar i BE-së.

Për Kosovën, mesazhi i Komisioneres ishte i qartë. Ajo tha se krijimi i qeverisë dhe funksionalizimi i institucioneve duhet të shfrytëzohen si mundësi për një fokus të ri drejt Bashkimit Evropian.

“Në Kosovë, qeveria është një mundësi për të pasur një fokus të ri drejt BE-së dhe duhet të flasim se si mund ta çojmë më tej këtë proces”, tha Kos.

Madje, Kos ia dha një “mësim” Kurtit, pasi i tha se do të vijë në Kosovë dhe do të flasim si të fitoni më shumë fonde nga BE-ja.

“I dashur Albin, me shumë kënaqësi do të vij në Kosovë në fund të dhjetorit për të folur se si mund ta çojmë më tej këtë proces dhe ta zgjerojmë atë, kështu që ju tani i keni të gjitha institucionet”, tha Kos.”, tha Komisionerja Evropiane.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur Kosova tashmë ka humbur rreth 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes, për shkak të mosrealizimit të gjashtë reformave brenda afateve të përcaktuara.

„Në Kosovë, qeveria është një mundësi për të pasur një fokus të ri drejt BE-së dhe duhet të flasim se si mund ta çojmë më tej këtë proces“

Related Posts