Kori i fëmijëve “Okarina” nga Prishtina do të performojë më 27 qershor 2026 në sallën e muzikës së dhomës të Filarmonisë së Berlinit, në kuadër të koncertit me titull “Berlin Loves You”.
Koncerti do të mbahet në Philharmonie Berlin Kammermusiksaal, me hyrjen e publikut nga ora 19:00, ndërsa programi artistik do të nisë në ora 20:00.
Ngjarja organizohet në bashkëpunim me CHORALSPACE – Akademinë Ndërkombëtare për Artin Koral, ndërsa pjesë e saj do të jetë edhe kori i fëmijëve “Okarina” nga Prishtina, i cili do të përfaqësojë Kosovën në një nga skenat më prestigjioze muzikore në Evropë.
Të interesuarit mund të konfirmojnë pjesëmarrjen dhe të marrin informata shtesë përmes platformës kosovakulturwoche.de.








