Konjufca: Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës.

Konjufca i cili njëherësh është kandidat zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje për president tha se do të tërheq kandidaturën sapo që partitë opozitare të bëjnë një propozim për president.

“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës. Nuk kemi çka të bëjmë”, tha shkurt Konjufca