Kongo befason Anglinë në pjesën e parë. Shtylla shpëton “Tre Luanët”. As simulimi i Kane nuk bën punë (video)

Pjesa e parë mes Anglisë dhe D.R. Kongos është mbyllur në mënyrë të befasishme, 0-1 për kombëtaren afrikane. Në “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta, Kongo ka gjetur golin e para vetëm pas 7 mintash lojë, duke zënë në befasi anglezët.

Pas një topi të gjatë të Chancel Mbemba dhe mungesës së vëmendjes së Djed Spence, ishte Brian Cipenga i cili dërgoi topin në portën e Jordan Pickford.

Në minutën e 30-të, Jude Bellingham provoi të shënonte me kokë, por Lionel Mpasi-Nzau bëri një super pritje. Në minutën e 35-të, tjetër shans i mirë për Anglinë me Rashford, por goditja e tij ndalet në momentin e fundit nga Wan Bissaka mbi vijën fatale.

Në minutën e 42-të, Kongo i afrohet golit të dytë, por goditja e Yoane Wissa përplaset në shtyllën e djathtë. Në fund të kohës së rregullt në pjesën e parë, rrëzohet nga një ndërhyrje në zonë, por për arbitrin nuk është gjë tjetër veçse simulim. Rasti shikohet edhe në VAR, por nuk ka penallti për Anglinë.

Në minutat shtesë, Bellingham probon sërish me kokë, por Mpasi-Nzau është i pakalueshëm. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Kongon.

SHIKOGOLIN

The post Kongo befason Anglinë në pjesën e parë. Shtylla shpëton “Tre Luanët”. As simulimi i Kane nuk bën punë (video) appeared first on Telesport.