Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri ka marr vendim për anulimin e 5 kontratave për dhënie në shfrytëzim të oborrit të Kalasë së qytetit të Vushtrrisë, ku nga operatorë privat ishin paraparë të ndërtohen 5 kiosqe, thuhet në njoftimit e faqes zyrtare të Komunës së Vushtrrisë.
Këtë vendim e kam marrë bashkë me bordin e drejtorëve, pasi që qiramarrësit nuk i janë përmbajtur obligimeve kontraktuale. Për njoftimin tuaj, një pjesë e oborrit të Kalasë së qytetit i është dhënë me qira disa operatorëve privat gjatë kohës së fushatës elektorale nga pushteti i kaluar”, ka njoftuar Tahiri.
“Në takimin e fundit në Komunë me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, edhe ata e kanë mbështetur këtë vendim si të drejtë dhe në interes të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftim.