Leon Goretzka do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm me klubin bavarez. Drejtori sportiv Christoph Freund theksoi se sezoni ka qenë pozitiv, pavarësisht zhgënjimit ndaj PSG-së: “Gjithçka u vendos nga detajet. Deri tani kemi luajtur një futboll shumë të mirë dhe kemi pasur paraqitje të nivelit të lartë”.
Ai shtoi se Bayerni vlerëson gjithmonë përmirësime për merkaton verore, por pa ndryshuar filozofinë: “Jemi të kënaqur me skuadrën, por duam disa rregullime. Gjëja e rëndësishme është që grupi të mos bëhet shumë i madh”. Trajneri Vincent Kompany foli me respekt për Goretzka: “Ai ka qenë gjithmonë një profesionist i madh dhe ka treguar çfarë do të thotë të luftosh për Bayernin”.
Sipas tij, largimi mund të jetë emocional: “Do të jetë një moment prekës për të, por prioriteti është të fitojë edhe një trofe tjetër këtu”. Ndërkohë, mesfushori gjerman, që do të jetë i lirë më 30 qershor, po ndiqet edhe nga Milani, i cili raportohet se ka shtuar presionin për transferimin e tij.
The post Kompany për lamtumirën e Goretzka: Moment emocionues, por ai do edhe një trofe tjetër appeared first on Telesport.









