Cristiano Ronaldo Jr. mund të rikthehet së shpejti në Europë. Nuk bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo, aktualisht tek Al Nassr, por për djalin e tij, i lindur në vitin 2010, i cili po spikat me ekipet zinxhir të klubit arab.
Sipas “The Sun”, talenti i ri ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha europiane. Në garë janë skuadrat ku ka luajtur edhe babai i tij; Sporting CP, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Interesim kanë shfaqur gjithashtu PSG dhe Bayern Munich. Në Itali, përveç Juventusit, situatën po e ndjekin edhe Interi me Atalantën.
Fituesi i Botërorit U-17 nëntorin e kaluar mund të heqë dorë nga mundësia për të luajtur përkrah të atit, për t’u zhvilluar në Europë. Megjithatë, familja druhet se krahasimet me CR7 mund t’i krijojnë shumë presion.
The post Ronaldo Jr drejt Europës, ja klubet gjigante që interesohen për 16-vjeçarin appeared first on Telesport.








