Legjenda e Manchester City, Vincent Kompany, ka nxjerrë në shitje vilën e tij luksoze në Cheshire për rreth 3.45 milionë paund. Kompany, 40 vjeç, ende e zotëron pronën, pavarësisht se prej dy vitesh është trajner i Bayern Munich.

Belgu jetoi në Cheshire gjatë 11 viteve të tij plot trofe me City, përpara se të kalonte në pankinë te Burnley, pas një periudhe tek Anderlecht. Shtëpia me 6 dhoma gjumi ndodhet në një zonë të kërkuar, pranë “Manchester Airport”.

Sipas raportimeve, vila në stil “arts and crafts” ka 6 banjo, oxhaqe guri të personalizuara, pishinë, sauna, sallë lojërash dhe një fushë futbolli që shërben edhe si fushë basketbolli.
Vitin e kaluar u raportua se Kompany uli çmimin me 300 mijë paund, duke e çuar në 3.65 milionë paund për ta shitur më shpejt, ndërsa tani thuhet se e ka ulur sërish.

Kompany është i martuar me Carla Higgs, me të cilën ka tre fëmijë. Çifti u martua në “Castle Ashby” në vitin 2011. Ndërkohë, ai vazhdon sukseset si trajner, duke fituar së fundmi titullin në Bundesliga.
The post Kompany nxjerr në shitje vilën 3.5 milionë £ me pishinë, sallë lojërash dhe fushë futbolli appeared first on Telesport.









