Rreziku i vërtetë dhe më i madh për Kosovën është nëse ne vazhdojmë me të vjetrën. Pra nëse ne vazhdojmë me bisedime vetëm për veriun e Kosovës, respektivisht vetëm për serbët në Kosovë, atëherë kompromiset do të vazhdojnë dhe Kosova do të pësojë humbje pas humbjes, kështu ka vlerësuar Avni Klinaku, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim.
“Merreni asociacionin e komunave serbe si kompromis nga bisedimet dhe do ta shihni që kur ky asociacion të kombinohet e të privilegjet e mëhershme që u janë dhënë serbëve, atëherë do të shihni se sa shtet jofunksional do të bëhet Kosova”, ka theksuar Klinaku.
Sipas Klinakut, me këtë politikë që jemi duke e ndjekur ne, serbët dhe Serbia nuk do të jenë të kënaqur as me këtë. Ata do të vazhdojnë të kërkojnë e të kërkojnë”!