Drejtuesi i lartë i Bayernit, Rouven Kasper, e sheh Bundesligën si të prapambetur kur bëhet fjalë për ndërkombëtarizimin dhe mungesën e të ardhurave për klubet. Ai thotë se klubet e Bundesligës duhet të marrin përgjegjësi më shumë dhe duhet të ndjekin si shembull klubet e Anglisë.
“Përveç nesh, Dortmundit, Leipzig dhe Paderborm asnjë klub tjetër i Bundesligës nuk do të zhvillojë tur miqësorë jashtë vendit.
Kjo është shumë pak! Klubet e Bundesligës duhet të mendojnë më strategjikish. Kjo do të thotë se ato duhet të jenë aktive. Nuk mund të rrish në shtëpi dhe pastaj të ankohesh se të ardhurat po bien. Nëse nuk bën asgjë, atëherë asgjë nuk do të dalë prej saj.
Tregjet tona të synuara janë të përcaktuara qartë. Në Amerikë, fokusi ynë deri më tani ka qenë në Amerikën e Veriut dhe Qendrore, por Amerika e Jugut po bëhet gjithnjë e më emocionuese. Azia është po aq e qartë, dhe ne duhet të shqyrtojmë edhe Indinë, Indonezinë dhe Tajlandën. Gjithashtu duhet të provojmë gjëra të reja në mënyrë selektive atje”, tha Kasper në një intervistë për Münchner Merkur/tz.
Sot, Bayern është nisur drejt Koresë së Jugut dhe Hong Kongut për një udhëtim tetëditor si pjesë e “Audi Summer Tour”.
The post “Kjo që po bëjnë është shumë pak”! Drejtuesi i Bayern Munich kritikon ashpër rivalët e tyre në Bundesligë appeared first on Telesport.








