Protesta e studentëve në shqiptarë në Shkup, tashmë ka nisur.
Ajo po mbahet me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.
“Kjo gjuhë ka dëshmorë pas vetes”, thuhet në njërën prej pankartave që studentët mbajnë në dorë.
Një qytetar nga Maqedonia e Veriut, ka udhëtuar nga Amerika për t’iu bashkuar protestës së studentëve në Shkup. Për Klan Kosova, ky qytetar tha se kërkesa e studentëve që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, sipas tij, është legjitime.
Ndër të tjera, ai tha se presin nga VLEN-i që këtë kërkesë ta realizojnë.
Kësaj proteste i kanë dhënë përkrahje edhe politikanë e artistë nga Kosova









