Halil Kastrati është humanisti më i njohur shqiptar që ka ndihmuar shumë familje shqiptare me vështirësi ekonomike.
Shoqata e tij ‘Jetimët e Ballkanit’ është një prej organizatave humanitare shqiptare më të suksesshmet deri më tash.
Sot ai ka bërë një gjest të madh për Fikrete Bajramin dhe vajzën e saj nga Shkupi, të cilave ua ka dhuruar çelësat e banesës. Fikretja para dy viteve kërkonte lëmoshë, ka shkruar Kastrati.
“Donator është vetëm një person dhe ai është Jeton Krivanjeva nga Shkupi, i cili e dhuroi një banesë tek shoqata jonë dhe ne ia dhuruam kësaj nëne dhe vajzës së saj, ka deklaruar Kastrati.
Statusi i plotë i Halil Kastratit:
“E gezofshi banesen e re ?
Lote dhe buzeqeshje
Nene Fikreten ne para dy viteve e gjetem ne nje Ure ne Shkup duke kerkuar lemosh
Sot kjo nene me vajzen e saj u bene me banese te tyre
Bamiresin Zoti kurr mos e humbte”