Alonso: Ata formojnë një dyshe të fortë në mesfushë, që do t’u hapin shumë punë ekipeve kundërshtare

Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, ka treguar se plani i tij është të përfshijë në formacionin e “blues” Cole Palmer dhe Morgan Rogers, me këtë të fundit që u transferua këtë verë te skuadra londineze.

Rogers iu bashkua shokut të fëmijërisë Palmer te Chelsea, pasi përfundoi një transferim prej 117 milionë eurosh nga Aston Villa javën e kaluar. Një transferim që e bëri 24-vjeçarin lojtarin anglez më të shtrenjtë në histori.

Duke folur për mediat, Alonso tha se pret që dyshja të shkaktojë probleme në mbrojtjet e ekipeve kundërshtare sezonin e ardhshëm. “Në atë pozicion kishim nevojë për një lojtar të rëndësishëm dhe jam i sigurt se nuk kishte shumë mundësi më të mira se Morgan Rogers,” tha Alonso.

Më tej, trajneri spanjoll i ardhur këtë verë, shtoi: “Mendoj se do të thotë shumë për të gjithë, edhe për lojtarët, që janë tashmë këtu. Ata kanë një ndjenjë të mirë dhe mezi presin ta kenë atë në fushë”.

“Kemi nevojë për lojtarë që mund të kenë atë ndikim pothuajse të menjëhershëm dhe jam i sigurt se Morgan nuk do të ketë nevojë për shumë kohë për t’u përshtatur me klubin, sistemin dhe shokët e tij të ekipit”, shtoi Alonso.

Ideja ishte të merrnim një lojtar të nivelit të lartë dhe Morgan është një prej tyre. Kam një plan. Kam një ide. Mund t’i shoh të lidhen shumë mirë. Na duhet të kemi një përzierje të mirë”, tha spanjolli.

Nëse e gjejmë atë ekuilibër të duhur dhe ata lojtarë të veçantë në pozicionet e duhura, me kontroll të mirë, atëherë do të jemi më konkurrues me dhe pa top”, përfundoi Xabi Alonso.

The post Alonso: Ata formojnë një dyshe të fortë në mesfushë, që do t’u hapin shumë punë ekipeve kundërshtare appeared first on Telesport.